Në fshatin Kutal mbi 10 ha pyje të djegura, shuhet zjarri pas 20 orësh

Shqipëria

Në fshatin Kutal mbi 10 ha pyje të djegura, shuhet zjarri pas 20 orësh

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Shuhen perfundimisht vatrat e zjarrit në lartësitë e fshatit Kutal të Përmet. Zjarri që u aktivizua në orën 14:20 të së shtunës, u vu nën kontroll të plotë rreth orës 08:45 minuta të 1 gushtit 2021.

Pylli me pisha të reja e te vjetra, shkurre një pjesë e zonës se mbrojtur në pronësi të Bashkisë se Permetit eshte shkrumbuar komplet dhe në vleresimin paraprak dhe jo perfundimtar bëhet fjalë për 10 ha pyje te djegur. Zjarri ka rene ne vendin e quajtur Braçkove fshati Kutal.

Në aksionin e shuarjes se flakëve të zjarrit, janë angazhuar 20 forca të armatosura,  21 forca zjarrefikese nga Permeti, Kelcyra e Tepelena me 5 mjete zjarrfikëse.

Njëkohesisht krahas tyre u angazhuan edhe 30 punonjes të Bashkise Permet. Atualisht forcat zjarrfikëse janë duke monitoruar vatrën e zjarrit dhe kontrollin e djegieve në brendësi te zonës së emergjencës-shprehen burime zyrtare nga Sektori Emergjencave Civile dhe Sherbimit Zjarrefikes nga Bashkia e Përmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat