Plagosja në Kamëz, reagon policia: Burrë e grua u qëlluan pranë banesës

Shqipëria

Plagosja në Kamëz, reagon policia: Burrë e grua u qëlluan pranë banesës

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi Preng Paluca rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja Antoneta Paluca., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.

Si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat