Zbardhen detaje të reja nga plagosja e çiftit, kjo dyshohet se është arsyeja e atentatit

Shqipëria

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e çiftit, kjo dyshohet se është arsyeja e atentatit

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 08:01
Policia shqiptare

Detaje të reja kanë dalë pak para mesnate në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin dhe mbarë vendin mbrëmjen e sotme, pasi u plagosën me armë zjarri një çift, bashkëshorti dhe bashkëshortja në rrugën ‘Kosova’ në Kamëz.

Burime bëjnë me dije se Preng Paluca në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Kamëz, ndërsa bashkëshortja e tij Antoneta ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërkohë, sipas informacionit në dispozicion, dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë hakmarrja, ndërsa policia ka edhe emrin e personit të dyshuar të ngjarjes.

Por, Policia e Shtetit është tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve, për arsye se ende nuk është bërë plotësisht sqarimi i rrethanave, apo lidhja e fakteve me autorësinë apo jo të tij dhe se operacioni për kapjen e autorit të dyshuar është në vijim.

Dyshohet se shënjestër e të shtënave ka qenë Preng Paluca dhe se bashkëshortja e tij mund të jetë plagosur aksidentalisht nga autori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat