Ky është çifti që u plagos mbrëmë në derë të shtëpisë, gruaja plagë në këmbë, burri plumb në brinjë

Shqipëria

Ky është çifti që u plagos mbrëmë në derë të shtëpisë, gruaja plagë në këmbë, burri plumb në brinjë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Kosova”, Kamzë ku një çift bashkëshortësh në në rrethana ende të paqarta janë qëllura me pistoletë në afërsi të banesës së tyre.

Mësohet se Antoneta Paluca ka marrë një plumb në këmbën e majtë, dhe gjendja e saj ndodhet e stabilizuar pa probleme serioze. Ndërsa bashkëshorit, Preng Paluca ka marrë një plumb në brinjë që i ka depërtuar në trup, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.

Çifti dyshohet të jetë plagosur ne armë me silenciator pasi nuk është dëgjuar zhurma e të shtënave.

Rreth shtëpisë së tyre ishin vendosur të paktën 4 kamera sigurie, pamjet e të cilave mund të ndihmojnë policinë për të zbuluar dinamikën dhe autorin e plagosjes.

Ende ka shumë pikëpyetje të cilat pritet të marrin përgjigje në lidhje me plagosjen e ndodhur rreth orës 22:15 minuta të mbrëmjes së 7 gushtit kur mbetën të plagosur bashkëshortët Preng dhe Antoneta Paluca, 50 dhe 41 vjeç.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat