Dy të burgosur tentojnë arratisjen nga burgu 313

Shqipëria

Dy të burgosur tentojnë arratisjen nga burgu 313

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Ka dështuar tentativa arratisjes të dy të burgosurve nga burgu 313 në Tiranë.

Burime policore thanë për median se kjo tentativë është ndërmarrë nga Arbër Çekaj i dënuar kohë më parë për sasinë rekord të drogës kapur në magazinën e tij në Maminas, ndërsa personi i dytë është Fatmir Pjetri.

Çekaj dhe Pjetri kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh pushim e hyrjes së administratës, por tentativa e tyre ka rezultuar pa sukses.

Ata tashmë do të përballen me akuzën e tentativës së largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat