Makina përplas për vdekje këmbësoren në Durrës

Shqipëria

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Durrës

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se në lagjen 15 të qytetit, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi është shoqëruar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat