SPAK dërgon për gjykim 23 të akuzuarit, mes tyre dhe 4 policë

Shqipëria

SPAK dërgon për gjykim 23 të akuzuarit, mes tyre dhe 4 policë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Grupi prej 23 personash, që kultivoi drogë në zonën e Skraparit, janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

23 të pandehurit akuzohen për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike dhe “Grupimi i strukturuar kriminal”.

Gjatë kontrolleve, atyre i janë sekuestruar 5045 rrënjë kanabis si dhe 176 kg e paketuar, gati për shitje.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 28 parcela të mbjella me drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat