Vatër e re zjarri në Dukat, rikthehet ushtria në Llogora

Shqipëria

Vatër e re zjarri në Dukat, rikthehet ushtria në Llogora

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Teksa vatrat  e zjarrit u shuan në Dukat të Vlorës  këtë të martë, një e re është shfaqur në afërsi të pishave të Llogorasë.

Forca të shumta të shërbimeve zjarrfikëse janë ngjitur në mal për shurjen dhe neutralizimin e flakëve. Njëkohësisht edhe forcat e ushtrisë jane rikthyer në zonë.

Dyshimet e para janë per zjarrvënie të qëllimshme.

Zona pranë Llogorasë ishte një nga vatrat kryesore të zjarrit në fundjavë. Por, pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter u bë e mundur të evitohej rreziku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat