Përplasen dy makina, plagosen drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

Përplasen dy makina, plagosen drejtuesit e mjeteve

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 21:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pranë në vendin e quajtur Qafe e Dushkut, në mat, pasi dy makina janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona.

Ishin drejtuesit e tjerë të makinave dhe përdorues të rrugës që kanë njoftuar policinë.

Menjëherë në vendgjarje ka shkuar policia dhe ambulanca të cilët kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve pranë spitalit të Klosit, ku u është dhënë ndihma e parë.

Policia ka nisur hetime në lidhje me aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat