Shiu shuajti zjarrin në Kukës, Mbrojtja Civile: Ka ende trungje që nxjerrin tym

Shqipëria

Shiu shuajti zjarrin në Kukës, Mbrojtja Civile: Ka ende trungje që nxjerrin tym

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Kukes

Situata në Qarkun Kukës është:

Si rezultat i reshjeve të shiut të rëna në Qarkun Kukës vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i  mollave) Nj.Ad Malzi po verifikohet nga specialistët e pyjeve të bashkisë Kukës dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në marrjen e masave.

Aktualisht nuk ka vatra zjarri por ne disa pjese ka trungje te thyera te cilat te pa shuara qe nxjerrin tym por qe nuk perbejne rrezik per rrrezik per riaktivizim te vatrave. Gjithesesi situata po minitorohet nga banoret dhe rojet e zones. Vatrat e zjarrit të rëna në Nj.Ad Lekbibaj dhe Margegaj bashkia Tropojë janë shuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat