BE: Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira!

Shqipëria

BE: Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira!

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:48
Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira

Disa vatra zjarri kryesisht në qarkun e Kukësit dhe Vlorës në Shqipëri janë ende aktive.

Ndërkohë vijojnë edhe operacionet për fikjen e tyre me angazhimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe njësive të tjera.

Bashkimi Europian në Shqipëri njoftoi se “zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira, përmes Copernicus EU EMS”.

“Skanim dhe evidentim i shpejtë përgjatë territorit shqiptar”, thuhet në njoftimin në “Facebook” të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat