Plas keq në Sarandë! Sherr masiv me shishe e gota në lokal, tmerrohen pushuesit

Shqipëria

Plas keq në Sarandë! Sherr masiv me shishe e gota në lokal, tmerrohen pushuesit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 08:10
Pamje nga Saranda

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e clubit ‘Orange’ në Sarandë! Disa persona janë përplasur me njëri-tjetrin, ku nuk ka munguar as hedhja e shisheve dhe gotave nga një cep i klubit në tjetrin. 

Në videon e publikuar nga ‘JOQ’ shihet që efektivët e policisë tentojnë të bëjnë ndalime mes personave të përfshirë në sherr.

Mirëpo dhe pse aty ndodhen më shumë se 5 efektivë, të rinjtë shihen me bluze të hequra e disa prej tyre nuk tentojnë as të ulin gjakrat.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

‘O komandant a je tu e pa… është vllai im ai ik tani’- dëgjohen të thonë disa persona në video.

Arsyet e sherrit ende nuk bëhen të ditura.

Pritet që në vijim policia të dalë me një njoftim për ngjarjen e ndodhur.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat