Zjarr në malin e Tërbunit, forcat ushtarake po mundohen ta vënë nën kontroll

Shqipëria

Zjarr në malin e Tërbunit, forcat ushtarake po mundohen ta vënë nën kontroll

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë mëngjesit të së dielës ka një situatë ndjeshëm më të përmirësuar në sipërfaqet pyjore të malit të Tërbunit, ku tre ditë më parë u shkaktua një vatër zjarri.

Kjo vatër në pak çaste përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore duke u zgjeruar për tre ditë me radhe, përkundër përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.

Është nën kontroll pjesa veriore dhe ajo perëndimore, po vihet në kontroll pjesa lindore në vendin e quajtur Fushë Kumulli.

Zjarri në këtë zonë është aktiv në një vijë lineare prej 3 km.

Aktualisht po punohet me 50 forca ushtarake, të cilët kanë mbërritur herët në mëngjes ndërkohë që janë të angazhuara dhe strukturat pranë bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat