Bashkia e Korçës për Bregoviçin: E ka mirëpritur çdo cep i botës si dhe Tirana

Shqipëria

Bashkia e Korçës për Bregoviçin: E ka mirëpritur çdo cep i botës si dhe Tirana

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 14:15
Goran Bregoviç

Teksa në Shqipëri është ndezur një debat i fortë, kryesisht në rrjetet sociale, Bashkia e Korçës ka reaguar pasi është vënë në qendër të kritikave për shkak se ka ftuar këngëtarin, Goran Bregovic, në Festën e Birrës.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Bashkia shkruan se Goran Bregovic është mirëpritur në çdo cep të botës. Si për t'ia hedhur topin Ramës, bashkia kujton se në vitin 2006 këngëtarin e ka mirëpritur edhe Tirana. 

 Bashkia i quan kritikat si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Korçës.

"Përpjekjet e ditëve të fundit për të dëmtuar imazhin e Korçës dhe korçarëve janë thjesht pjesë e një skenari që nxit përçarje e konflikt, për të trazuar ujërat e për të nxehur gjakrat me të pabëra e të pathëna.

Korçarët nuk jane të pandjeshem ndaj dhimbjes e vuajtjeve të mëdha të njerëzve te gjakut e kombit të tyre! Përkundrazi!

Korça dhe korçaret thjesht po refuzojne me dinjitet e mençuri te bien ne gracken e instrumentalizimit politik te nje feste ku ne vite kane kenduar kengetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Greqia, Holanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe tani po vjen te kendoje edhe nje kengetar serbo-kroat i lindur ne Bosnje.

E ka mirepritur çdo cep i botes muzikantin ballkanas që ka kapercyer prej vitesh kufijte e Ballkanit, e ka mirepritur edhe Tirana ne 2006.

Te pandjeshem jane ata qe hedhin gurin e ndasive dhe fshehin doren qe prek koren e plageve te vellezerve shqiptare te Kosoves duke shpifur, trilluar e manipuluar e deri duke vene ne gojen e drejtuesve te bashkise fjale te pathena per t’i fryre zjarrit te ndezur po prej tyre dhe per te fyer sakrificat e shqiptareve per liri.

Por ata harrojne se Korça dhe korçaret kane qene e do te jene gjithmone ne anen e drites!", shkruan Bashkia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat