Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të pres qindra afganë

Shqipëria

Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të pres qindra afganë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 11:07
Ilustrim

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas konfirmimit të vendimit për ardhjen e afganëve në Shqipëri.

Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë.

“Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë , jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka

Ndërkohë burime për abcnews.al bëjnë me dije se pritet që në Shqipëri fillimisht të mbërrijnë rreth400 afganë që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe sot janë në rrezik nga talebanët që morën pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat