Ndalohet për kontroll rutinë, i gjendet kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Ndalohet për kontroll rutinë, i gjendet kanabis në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi i është zbuluar një sasi kanabisi.

Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet dhe kapjen e atyre personave që lëvizin me sende të kundraligjshme me vete, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.13, Durrës, një mjet tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, 22-vjeçari me iniciale A.A. është arrestuar në flagrancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat