Krushqit nxjerrin kallashnikovin nga 'Range Rover' dhe zbrazin karikatorin në mes të autostradës në Laç

Shqipëria

Krushqit nxjerrin kallashnikovin nga 'Range Rover' dhe zbrazin karikatorin në mes të autostradës në Laç

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 23:27
Foto

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku një dasmor ka zbrazur kallashinovin në autostradën e Laçit, po bën xhiron e rrjetit.

Një dasmor, i cili pasi ka marrë nusen, ka dalë në dritaren e makinës së tij 'Range Rover' dhe ka shkrepur kallashnikovin me  breshëri, pa marrë parasysh rreziqet që mund të sillte veprimi i tij.

Ndërkohë  personi që ka publikuar videon në rrjetet sociale, e ka shoqëruar me një përshkrim "Talibanët në Afganistan", duke e lidhur me situatën aktuale në botë, ku Afganistani është pushtuar nga talibanët.

Më herët gjatë ditës së sotme është publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku dasmorët kishin zbritur nga makinat, ku kanë kërcyer kërcyen në mes të autostradës në Laç, duke bllokuar qarkullimin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat