Operacioni i drogës në Spanjë, Çuçi: Do të vijohet me hetimin e pasurive në Shqipëri

Shqipëria

Operacioni i drogës në Spanjë, Çuçi: Do të vijohet me hetimin e pasurive në Shqipëri

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 17:05
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me mega-operacionin e drogës të zhvilluar në Spanjë ku u prangosën 107 persona.

Çuçi shkruan se organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

Ai shton se hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

Çuçi: Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës. Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit.

Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar. Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare. Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve evropiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat