Digjet konvikti i xhamisë së Bulqizës. Myftiu: Zjarr i qëllimshëm

Shqipëria

Digjet konvikti i xhamisë së Bulqizës. Myftiu: Zjarr i qëllimshëm

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një strukture pjesë e xhamisë në Bulqize i është vënë zjarri dy herë brenda 24 orësh.

Flakët e para u pikasën nga kalimtarët pasditen e së dielës. Pas lajmërimit të zjarrfikëses flakët u shuan për t’u rishfaqur pak orë më vonë.

Sipas Myftiut te Bulqizës Sejdin Strazimiri zjarrvënia është e qëllimshme.

Godina nuk u legalizua për shkak të problemeve me pronësinë dhe për myftiun e qytetit është një humbje e madhe që institucioni nuk mund të shfrytëzohet më për edukimin e të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat