“Lashë familjen atje dhe nuk kam asnjë në kontakt me ta”, dëshmia rrëqethëse e gazetarit afgan

Shqipëria

“Lashë familjen atje dhe nuk kam asnjë në kontakt me ta”, dëshmia rrëqethëse e gazetarit afgan

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 23:00
Foto

Gazetari afgan ka folur për Top Channel në një dëshmi tepër rrëqethëse për situatën e tmerrshme që ka përjetuar në Kabul. Ai thotë se ai nuk ka asnjë kontakt me familjarët dhe se lutet për jetën e tyre.

“Lashë familjen pas në Afganistan edhe kolegët e mi atje. Një prej vëllezërve të mi u arratis për në Pakistan dhe nuk e di ku është dhe për çfarë po bën tani. Njëra nga motrat e mia nuk mund të shkojë në universitet sepse nuk ishte e sigurt në Kabul. Nuk jam në kontakt me familjarët sepse në provincën time nuk ka lidhje interneti. Unë lutem për ta, shpresoj që të jenë të sigurt atje.”, thotë gazetari.

I pyetur për sjelljen e talebanëve në lidhje me gazetaret femra, të cilat nuk po lejohen të ushtrojnë profesionin e tyre atje ai shprehet:

“Ne nuk e dimë se si do të sillen në të ardhmen me gazetaret por ne dimë që në të kaluarën ata kanë vrarë gazetarë, kanë sulmuar media. Në një raport të botuar më tre maj të këtij viti, vetëm brenda 6 muaj gazetarë janë shenjestruar nga persona të armatosur dhe 8 gazetarë u vranë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat