Në afërsi të urës së Bunës, çifti italian peshkon predhën e 1997

Shqipëria

Në afërsi të urës së Bunës, çifti italian peshkon predhën e 1997

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Një predhë është gjetur në ujërat e liqenit të Shkodres, në afërsi të urës së vjetër të Bunës.

Ajo u nxor prej këtyre ujrave nga një çift, njëri prej të cilëve me origjinë nga Italia, të cilët prej orëve të para të mëngjesit përmes një grepi me magnet kanë bërë kërkime.

Mendohet se ajo sëbashku me mbetjet e tjera të armëve i përket vitit të mbrapshtë 1997, kohë në të cilën shqiptarët në masë kishin në duar armë zjarri që u nxorën nga shpërthimet e depove.

Sapo qytetarët kanë konstatuar nxjerrjen e tyre mbi urën e Bunës, kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Pasi rrethoi zonën, u konstatua se predha ishte e dëmtuar dhe pa rrezik për të shpërthyer.

Në pyetje u mor çifti që po bënte nxjerrjen e tyre, ndërsa predha dhe mbetja tjetër u larguan nga zona. Edhe më herët në ujërat e liqenit të Shkodres dhe lumit Buna janë gjetur mbetje të armëve që i përkasin periudha të ndryshme kohore, që nga luftërat e shkuara, e deri tek më të fundit, siç ishte viti i trazirave 1997.

Deri më sot nga ana e shtetit shqiptar nuk ka patur një aksion të gjërë për të kontrolluar së paku në ato zona që ndodhen në afërsi të qendrave të banuara apo pranë veprave të artit, e që mund të jenë rrezik për to, prezenca e të tilla municioneve.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat