Tmerroi korçarët i mbuluar në gjak/ Çfarë deklaronte më parë “i krisuri”: Do vras veten ...

Shqipëria

Tmerroi korçarët i mbuluar në gjak/ Çfarë deklaronte më parë “i krisuri”: Do vras veten ...

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë ndodhi e djeshme në Korçë, ku një person u pa i shtrirë në tokë dhe i mbuluar në “gjak” ndërsa pranë tij ndodhej një person tjetër me një pistoletë lodër në dorë.

Ngjarja alarmoi dhe tmerroi qytetarët të cilët po kalonin aty pranë, por e gjitha ishte një inskenim për një video në TikTok. Menjëherë qytetarët lajmëruan policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi në komisariat personin në fjalë.

“E bëra, s’kisha bërë ndonjëherë nga këto gjëra"- mësohet të ketë thënë ai gjatë momentit të shoqërimit nga policia. Por në një postim të disa javëve më parë personazhi që u bë viral në rrjetet sociale i quajtur Gëzim Gjoshi, deklaronte se nuk jetonte dot pa TikTok, pasi aty ka të gjithë njerëzit e afërt dhe dashamirësit e tij.

"Duhet ta vras veten sepse më është mbyllur TikTok-u. Pa TikTok nuk kam jetë bre. Më mirë të më vdesë gruaja, fqinjët, të gjithë. Nuk i dua, ama dua TikTok. Nuk rri dot pa TikTok, se kam zemrat time, kam të dashurat time, fanset, mikeshat që i dua shumë. Kush më ndihmon të më hapë tikTok-un"- shprehej ai në një video të postuar teksa qante "hallin' me një qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat