Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se ka rënë besimi ndaj biznesit në Shqipëri

Shqipëria

Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se ka rënë besimi ndaj biznesit në Shqipëri

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Dhoma Amerikane e Tregtisë vëren se edhe gjatë vitit 2020 klima e përgjithshme e të bërit biznes në Shqipëri mbetet e pafavorshme.

Krahasuar me 2019 ka një rënie prej 0.5% Më shumë se 71 për qind e anëtarëve të Dhomës Amerikane e vlerësojnë klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, vetëm 9 për qind e vlerësojnë si pozitive dhe 20 për qind si neutrale. Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012.

Sipas studimit, 80 për qind e të anketuarve deklaruan se performanca e ekonomisë shqiptare, punësimit, investimeve, shkëmbimeve tregtar kane rënie.

Afro 60 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si të pafavorshëm nivelin aktual të taksave dhe jokonkurrues në rajon.

“Qeveria duhet të heqë dorë nga shumë burokraci dhe të krijojë një klimë më të favorshme për investitorët e huaj, në mënyrë që të tërheqë më shumë prej tyre. Shumë investitorë të huaj preferojnë të mos investojnë fare në Shqipëri, sepse fatkeqësisht, shumë pak mund të bëhet në klimën e biznesit në lidhje me lejet dhe lehtësinë e funksionimit pa ndërhyrje joformale” – thuhet në studimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Anëtarët e Dhomës Amerikane theksojnë më së shumti nevojën e madhe për “luftë ndaj korrupsionit të shtrirë në çdo fushë të jetës në Shqipëri”. Taksat e larta janë një tjetër shqetësim.

Të anketuarit në studim, pohojnë se ka nevojë për një luftë e vërtetë kundër krimit të organizuar, ryshfeteve, ulje të informalitetit dhe zbatimin e rregullave të BE-së për trajtim të njëjtë ndaj gjithë operatorëve ekonomikë, si dhe politika të qëndrueshme fiskale.

Bizneset pohojnë se pronat private nuk respektohen, janë krijuar monopole dhe oligarki në çdo sektor.

Ata i kërkojnë qeverisë të mbështesë firmat prodhuese që marrin punëtorë të rinj dhe që ulin papunësinë.

Kërkojnë zbatim të shpejtë të reformave për të zhvilluar ekonominë e tregut dhe për të rritur rolin e Shqipërisë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat