Tragjedia në Tetovë/ Basha: Shërim të shpejtë të lënduarve

Shqipëria

Tragjedia në Tetovë/ Basha: Shërim të shpejtë të lënduarve

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 00:58
Tragjedia në Tetovë

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tetovë. 

Si pasojë e zjarrit që shpërtheu në spitalin e modeluar, kanē humbur jetën 10 viktima e disa të tjerë janë plagosur. 

Në njē postim në rrjetet sociale, Basha shprehet se një ngjarje e tillë është pikëlluese, ndërkohë të lënduave u uron shërim të shpejt

"Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën."-shkruan Basha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat