Lulzim Basha e nxori jashtë loje/ Nxehet keq Sali Berisha

Shqipëria

Lulzim Basha e nxori jashtë loje/ Nxehet keq Sali Berisha

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 21:10
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

(E plotësuar 22:30) - Sali Berisha akuzon George Soros se ka kapur Partinë Demokratike përmes Lulzim Bashës, i zgjedhur në krye të kësaj partie në 2013-n edhe me miratimin e heshtur të vetë Berishës.

“Basha bëri që George Soros të kapë PD. Në 8 vite, Lulzim Basha ka marrë mbështetjen e pakufizuar të George Soros”, deklaroi Berisha gjatë një interviste të dhënë për Opinion.

Ish-kryeministri akuzon se prej tetë vitesh ambasadorët janë guvernatorë në vend.

“I ktheni sytë se çfarë kanë ndodhur këto 8 vite me vendin nën drejtimin e guvernatorëve me 800 deklarata të guvernatorëve në mbështetje të qeverisë”, tha ai.

Berisha përsëriti se do të luftojë për t’i rikthyer PD sovranitetin me çdo mjet parimor, ndërkohë që u shpreh i gatshëm që t’i shërbejë vendit në çdolloj posti në kuadrin kushtetues, duke mos përjashtuar edhe atë të Presidentit.

Berisha e thotë troç: Basha kreu vrasjen e PD, ka marrë një vendim fatal!

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer vrasjen e Partisë Demokratike me vendimin që mori për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Në një lidhje direkte me “Opinion”, Berisha theksoi ky vendim i Bashës e çon PD vetëm në një satelit të Edi Ramës.

Fevziu: Ky vendim i Bashës e çon PD më afër pushtetit apo e larg prej tij?

Berisha: Ky vendim i Bashës e çon PD vetëm në një satelit të Edi Ramës. Lulzim Basha ka marrë një vendim fatal, PD ka marrë goditjen më fatale.

Fevziu: Si ndiheni nëse do e konsiderojnë aktvrasje vendimin e Bashës?

Berisha: Lulzim Basha kreu vrasjen e PD, jo aktvrasje. Ai kreu vrasjen e PD!

Berisha: Basha asgjësoi PD-në, duhej të jepte dorëheqjen

Sali Berisha nuk do të jetë në parlamentin e Shqipërisë pas 31 vitesh, dhe kjo falë një vendimi të papritur të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Berisha në një intervistë televizive menjëherë pas vendimit të Bashës, u shpreh i nxehur se me këtë vendim kryetari aktual asgjësoi Partinë Demokratike.

“Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka patur, por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, se sa të dorëzonte sovranitetin e PD, se PD është një institucion i sovranitetit të vendit.

Me njoftimin që shpalli zoti Basha, dëshmoi se, ose bëri atë që nuk bëri, Ilirjan Celibashi. Vendosi të dorëzojë sovranitetin, të asgjësojë PD-në si një parti sovrane, për shkak të presioneve të jashtëzakonshme, të lobimit korruptim të Edi Ramës dhe George Soros.

Jam i sigurt se Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë jam i sigurt.

PD nuk mund të jetë kurrë një forcë, ku deputetët e saj i vendos cilido vend tjetër në botë. Sepse këtu merr fund gjithçka. Nëse PD i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh që Edi Rama dhe lobimi i tij korruptiv kanë realizuar ndaj Bashës, por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim, i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, PD-në.

Për të marrë një vendimi të tillë, zoti Basha duhej të mblidhet Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD, të vendoste një nen në statut, ku të sanksionohej përjashtimi nga grupi i personave që dezinjohen non-grata nga SHBA apo një vend tjetër.

Ky nen nuk mund të konsiderojë pa transparencën. Ai, për interesa të caktuara, shpalli një vendim që është nul, pasi është vendim i tij dhe i asnjë forumi të PD. Por ky nuk është thelbi, por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD.

Mendoj se Shqipëria ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur, sepse një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave publike dhe jo e manipuluar apo e urdhëruar nga forca të tjera", tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat