Basha mbledh grupin, pritet në PD me thirrjet: Turp, turp!

Shqipëria

Basha mbledh grupin, pritet në PD me thirrjet: Turp, turp!

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:06
Lulzim Basha

Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar.

Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.

Pasi diskutoi për 10 minuta me grupin, Basha iu drejtua institucionit të Kuvendit në këmbë, duke u ndjekur nga të zgjedhurit e rinj të PD-së.

Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës.

Në dalje të selisë së PD-së, Basha u prit nga militantët demokratë me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundërshtojnë vendimin që u mor dje ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat