Kontrollet e policisë rrugore, arrestohen 8 shoferë

Shqipëria

Kontrollet e policisë rrugore, arrestohen 8 shoferë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Policia rrugore gjatë kontrolleve në të gjithë vendin në 24 orët e fundit ka konstatuar shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Njoftohet se janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe në nr 112 janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 967 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat