U vra nga ish-bashkëshorti me bukë në gojë, thirret protestë në Tiranë për rastin “Sabrina”

Shqipëria

U vra nga ish-bashkëshorti me bukë në gojë, thirret protestë në Tiranë për rastin “Sabrina”

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:51
Elton Metaj dhe Sabrina Bengaj

Ditën e mërkurë në orën 18:00 aktivistët kanë thirrur një protestë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të premten që shkoi, ku Sabrina Bengaj u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshortin Elton Meta.

Blogerja dhe gazetarja Zhaklin Lekatari ka ndarë thirrjen në rrjetet sociale. Protestë do të nisë nga Ministria e Brendshme për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë.

“Eja në protestë të mërkurën, 15 shtator, ora 18:00 te Ministria e Brendshme deri te Ministria e Drejtësisë. Shpërnda posterin dhe duku në protestë!! Sabrina, 23 vjeçare u vra me bukë në gojë nga ish burri i saj. Vrasësi i Sabrines që duhet të ishte në burg, pasi ishte akuzuar për tre vepra penale, para vrasjes u la i lirë nga drejtësia shqiptare.

Ky është një krim mizor mbi gratë, ekzekutuar nga dora e gjakësit, filluar me dakordesine e familjeve për martesën e vajzës 13 vjeçe dhe vazhduar me padrejtësinë e drejtësisë shqiptare. Vrasja e paralajmëruar e Sabrines nuk mund të mbetet me kaq. Na ndihmo, shpërnda posterin dhe bashkohu me ne fajtorët kanë emra”, thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit. Ndërkohë, në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat