Pas sherrit, burri godet me thikë një grua, hidhet nga lartësia dhe ndërron jetë

Shqipëria

Pas sherrit, burri godet me thikë një grua, hidhet nga lartësia dhe ndërron jetë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 18:51
Foto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë shkollës “Pjetër Budi”, ku një burrë dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga lartësia.

Nga informacione paraprake, mësohet se një burrë dhe një grua janë konfliktuar në një banesë me qera ditore.

Dyshohet se burri e ka goditur me thikë gruan, e cila ka dalë nga banesa, ka zbritur poshtë dhe ka kërkuar ndihmë. Ndërkohë burri është hedhur nga kati i 8 dhe ka vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat