Humbi nënën, Meta i shpreh ngushëllime peshëngritësit Pirro Dhima

Shqipëria

Humbi nënën, Meta i shpreh ngushëllime peshëngritësit Pirro Dhima

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 20:46
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së peshngritësit me origjinë shqiptare Piro Dhima.

Ngushëllimet për humbjen e nënës Meta thotë se ia ka përvjellë vetë Dhimës.

Në postimin e tij thekson se e ndjera Lefteri Dhima në një kohë që mund të jetonte kudo zgjodhi Himarën.

“Sapo i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës së tij, superkampionit olimpik Pirro Dhima dhe nëpërmjet tij, të gjithë familjes së dashur Dhima. Edhe pse mund të jetonte kudo, e ndjera Lefteri Dhima, zgjodhi të jetojë në Himarën e mrekullueshme ku lutem, që shpirti i saj të prehet në paqe”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat