Plas sherri në Elbasan/ 57-vjeçari goditet me sende të forta në një lokal, në kërkim autori

Shqipëria

Plas sherri në Elbasan/ 57-vjeçari goditet me sende të forta në një lokal, në kërkim autori

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Një konflikt ka ndodhur mes dy personave gjatë mbrëmjes së sotme në një lokal në Elbasan.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 53-vjeçari E.Ll., ka goditur me sende të forta një 57-vjeçar i cili më pas është rrëzuar dhe dëmtuar në një nga tavolinat e lokalit.

57-vjeçari G.K., është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori pas sherrit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat