Vdekja e çiftit në Tiranë/ Vjen reagimi i fortë i Erion Braçes: Qenka edhe më e rëndë

Shqipëria

Vdekja e çiftit në Tiranë/ Vjen reagimi i fortë i Erion Braçes: Qenka edhe më e rëndë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 22:47
Erion Braçe

Takimi i parë pas muajsh largësie ka rezultuar dhe i fundit për çiftin e të rinjve të dashuruar, 26-vjeçarin nga Dibra Klinton Pira, dhe 31-vjeçaren nga Gana me shtetësi franceze Jawsackie Jaboah.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar dhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe.

Ai tha se situata është shumë e rëndë, pasi ka shumë urrejtje sot ndaj gruas.

Postimi:

NUK DI;

KUJTOJA SE GJITHE URREJTJEN E KISHIM NDAJ VAJZAVE E GRAVE SHQIPTARE!

Qenka edhe me rende!

Tani ndaj cdo gruaje qe eshte ne kete vend!

Si ka mundesi qe ne kete vend pasioni i ca burrave kthehet kaq shpejt e shpesh ne krim?

Si ka mundesi?

Krimet ndaj vajzave e grave, nenave, po sfidojne cdo dite ne nje permase e lloj qe shastis por kerkush nuk shkon me shume se habia!!

T’ka baba cun, e t’ka mama yll-eshte nje kulture qe duhet zhbere me edukim, edukim, edukim, barazi, respekt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat