Misteri i avionit të "rrëzuar" në Kelmend, detaje pse ia mbathen piloti dhe pasagjeri

Shqipëria

Misteri i avionit të "rrëzuar" në Kelmend, detaje pse ia mbathen piloti dhe pasagjeri

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 14:30
Avioni i "rrëzuar" në Kelmend

Detaje të reja janë zbardhur pas uljes së detyruar të një avioni privat në zonën e Kelmendit në Malësi të Madhe.

Sipas informacioneve të para, raportohet se pas uljes së detyurar të aionit, si shkak i defekteve gjatë fluturimit, një fuoristradë e bardhë ka ardhur dhe ka marrë 2 personat që gjendeshin në të.

Ndërkohë që policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet që nga momenti në moment të dalë me një njoftim zyrtar.

Nuk dihet nëse në avionin e dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi, kishte lendë narkotike, apo sende të kundraligjshme.

Kjo skenë rikthen në vëmendje rastet e avionëve të rënë në Durrës dhe Lushnje, ku u zbulua se po përdoreshin për trafik kanabisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat