U ekzekutua në lokal, zbulohet emri i viktimës në Elbasan

Shqipëria

U ekzekutua në lokal, zbulohet emri i viktimës në Elbasan

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Ardjan Çollaku është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë zjarri në një lokal pranë një pike karburanti në Elbasan.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se Çollaku, babai i dy fëmijëve është vrarë brenda lokalit.

Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke djegur makinën në fshatin Balldre për të humbur gjurmët.

Policia ka rrethuar zonën, por deri tani nuk raportohet për asnjë të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat