Rëndohet bilanci i atentatit në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave

Shqipëria

Rëndohet bilanci i atentatit në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati mafioz mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Përpos Ardjan Çollakut 50-vjeç, viktimë ka mbetur edhe Lulzim Bitri 40-vjeç, i cili tre vite më parë ka qenë i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në Tetovë, e cila përfundoi me një të vdekur.

Fillimisht 40-vjeçari mbeti i plagosur por nuk arriti që të mbijetonte pavarësisht ndihmës së shpejtë.

Ende nuk dihet lidhja mes Bitrit dhe Çollakut dhe kush ishte shënjestra e atentatit të sotëm dhe nëse po udhëtonin të dy në makinë apo e kapi breshëria e plumbave aksidentalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat