Kreu i OSBE, Ann Linde viziton sot Shqipërinë

Shqipëria

Kreu i OSBE, Ann Linde viziton sot Shqipërinë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 07:28
Ann Linde

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde, që për shkak të rotacionit mban edhe postin e kreut të OSBE-së, do të zhvillojë një vizitë këtë të martë në Tiranë.

Sipas agjendës, Linde do të takojë akterë të ndryshëm politik.

Ku do të diskutojë kryesisht për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë.

Ndër të tjerat, ajo pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe nuk do të mungoi një takim me shoqërinë civile./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat