Përmbytjet në Itali, sa ndikohet Shqipëria nga moti i keq në rajon

Shqipëria

Përmbytjet në Itali, sa ndikohet Shqipëria nga moti i keq në rajon

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 08:23
Ilustrim

Reshjet ekstreme të shiut thyen rekorde këtë javë në një zonë të Italisë, që  njihet për klimën e saj të thatë, duke shkaktuar përmbytje në vend.

Ndërkohë mediet gjermane njoftojnë se reshje ekstreme dhe përmbytje priten edhe në Shqipëri, duke paralajmëruar se në 24 orët e fundit do bjerë deri në 300 litra shi për metër katror.

Në një lidhje me Skype në emisionin "Ditë e Re", korrespodentja e Ora News, Alba Kepi, raporton se në Itali një numër i konsiderueshëm rajonesh cilësohen të verdha sipas hartës meteorologjike, pra paraqesin rrezik mesatar nga reshjte e mëdha të shiut.

Ajo thotë se moti i keq do përfshijë të gjitha zonat që lagen nga deti Adriatik, që do të thotë se edhe Shqipëria por ehe Ballkani do preken nga kushtet ekstreme të motit.

Gazetarja pohon, se shteti fqinj ka nisur lajmërimet për mbrojtjen civile.

"Reshjet pritet të vazhdojnë deri n fund të javës.

Mjaft komuna lajmërojnë të mbeten shkollat mbyllur këto ditë. Ka një lajmërim të mbrojtjes civile. Vetëm në këtë vjeshtë të 2021 kemi rritje me 31% t ë fenomeneve ekstreme  të motit  keq", shprehet Alba Kepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat