Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rinumërojë rreth 500 kuti votimi të zgjedhjeve të 25 prillit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi të enjten projektudhëzimin për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe matertialeve zgjedhore.
Procesi i këqyrjes paszgjedhore konsiston në hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit, si dhe në monitorimin dhe vlerësimin e funksionimit të pajisjeve të teknologjisë se informacionit të përdorura në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.
Qëllimi i këtij procesi është të verifikojë rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave.