Kriza energjitike, Basha reagon pas 3 pikave të Ramës: Po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE

Shqipëria

Kriza energjitike, Basha reagon pas 3 pikave të Ramës: Po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 18:07
Lulzim Basha

“Krizë” për të fshehur vjedhjen” kështu e ka cilësuar kreu i PD-së Lulzim Basha, atë që kryeministri Edi Rama e shpalli si emergjencë energjitike.

Basha ka reaguar menjëherë pas publikimit të 3 pikave të Ramës për përballimin e krizës energjitike, duke thënë se kryeministri po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”.

Basha reagim në Twitter:  “Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.”

Pasditen e sotme Rama prezantoi planin e hartuar nga qeveria për të përballuar krizën energjitike ku tha se nuk do të ketë as rritje çmimi dhe as ndërprerje të energjisë.

Tre pikat e Ramës:

“1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara
2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara
3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat