Dëbora e parë e këtij dimri, java me rrebeshe dhe erë të fortë!

Shqipëria

Dëbora e parë e këtij dimri, java me rrebeshe dhe erë të fortë!

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 07:06
Ilustrim

Java e ardhshme do të jetë befasuese në aspektin meteorologjik. Në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës. Moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme. Reshjet në intervale të caktuara kohore gjatë së hënës e të enjtes do të jenë me rrebeshe.

Po kështu, gjatë së enjtes parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni. Ndikuar nga temperaturat në rënie dëbora do të prekë përveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900m në këto zona.

Tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje. Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat