Babai në Kamëz bën vajzën 6-vjeçare për spital, policia: Dyshohet se përveç dhunës, ka abuzuar

Shqipëria

Babai në Kamëz bën vajzën 6-vjeçare për spital, policia: Dyshohet se përveç dhunës, ka abuzuar

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku një i ri ka dhunuar dhe bërë për spital vajzën e tij 6 vjeçe.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se vajza në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm me babai në shtëpi pasi nena e saj ka qene ne pune. Gjatë dëshmisë së tij në polici, babai ka thënë së fëmija e bezdiste prandaj e kishte dhunuar.

Policia ka dyshime se përveç dhunës fizike mund të këte pasur edhe abuzim seksual dhe për ketë fëmija po i nënshtrohet kontrolleve nga mjeket ligjore. Ka qenë nëna që ka bërë denoncim në polici, ndërkohë që vajza aktualisht ndodhet ne spital ne gjendje te rende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat