Kryemadhi: Tangoja teatrale PS-PD po falimenton shtetin shqiptar

Shqipëria

Kryemadhi: Tangoja teatrale PS-PD po falimenton shtetin shqiptar

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 19:07
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të shtunë deklaroi se marrëveshjet mes PD dhe PS po falimentojnë shtetin shqiptarë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi tha se mjafton të shikojmë se çfarë po ndodh në Kuvendin e sotshëm ku tango teatrale e të ashtuquajturës opozitë-mazhorancë nuk po sjell asgjë tjetër, veçse sa po rrit borxhin e jashtëm për Shqipërinë dhe po e kalon në shifra ekstreme drejt një falimentimi të shtetit.

“Për të vazhduar më tutje për marrëveshje që i mungojnë transparencës politike dhe parlamentare dhe kjo është diçka që s’ka të bëjë vetëm me deputetët e kuvendit, por edhe me qytetarët shqiptarë”, tha ajo.

Daklaratën e kreut të PD-së, Basha në lidhje me Presidentin Meta, si pjesë e të keqes së tre dekadave të fundit, Kryemadhi dha një përgjigje lakonike, duke theksuar vetëm “asgjë e re nga Fronti i Lindjes”.

“Nuk dua të komentoj asnjë gjë që ka të bëjë me punët e brendshme të Partisë Demokratike. Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e qendrës së majtë, e cila ka identitetin e saj dhe sigurisht që me PD-në na kalidhur bashkimi me kauzat që kanë të bëjnë për të mirën e qytetarëve, ku do veçoja atë për Teatrin apo taksën e rrugës së Kukësit dhe pavarësisht se sa të suksesshme ishin ato iniciativa opozitare. Angazhimi i LSI ka qenë luajal dhe i qëndrueshëm deri në fund, duke pasur parasysh që ishte e vetmja partnere që i qëndroi deri në fund frontit opozitar, pra deri me 25 prill”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat