Gazheli në Samitin e Selanikut: Bashkëpunimi mes doganave rajonale, një hap drejt integrimit në BE

Shqipëria

Gazheli në Samitin e Selanikut: Bashkëpunimi mes doganave rajonale, një hap drejt integrimit në BE

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Çështjeve Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, mori pjesë në Takimin mbi Konektivitetin mes vendeve të Ballkanit Perendimor që organizohet në kuadër të Samitit të Selanikut. Ky Samit po zhvillohet nën kujdesin e Presidentes së Republikës së Greqisë SH.S Znj. Katerina Sakellaropoulou.

Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Gazheli vlerësoi rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perendimor nëpërmjet një sërë nismash për lehtësimin dhe rritjen e tregtisë, heqjen ose reduktimin e barrierave, sigurimin e lëvizjes së lirë të mallrave, si dhe harmonizimin e rregullave dhe procedurave me legjislacionin e EU për të lehtësuar aksesin në tregun e përbashkët evropian.

“Lançimi i Korridoreve të Gjelbërta (Green Corridors) ka provuar se ishte një nga shembujt më të suksesshëm në bashkëpunimin rajonal, jo vetëm në drejtim të rritjes së vëllimeve tregtare me përfitime ekonomike që siguron tregtia e lire, por edhe në menxhimin efektiv të vaksinave dhe medikamenteve mjekësorë në kushtet specifike të shkaktuara nga pandemia Covid-19”, u shpreh kreu i Doganave Shqiptare.

Në kuadër të CEFTA, shkëmbimi paraprak i informacioneve mes administrative doganore mundësohet nga sistemi SEED (Systematic Exchange of Electronic Data), i cili ka rritur ndjeshëm konektivitetin dhe operativitetin e procesimit të deklaratave doganore të 6 vendeve të Ballkanit Perendimor, antarë të CEFTA.

Ai cilësoi se mbajtja dhe përmirësimi i Korridoreve të Gjelbërta mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe zgjerimi me pikat doganore të përbashkëta me vendet antare të BE mer një rëndësi të veçantë në funksion të integrimit evropian dhe hapjes së negociatave për antarësim për Shqipërinë brenda vitit 2021.

Më tej Gazheli informoi pjesëmarrësit e këtij Takimi edhe për 3 projektet rajonale që po zbaton Administrata Doganore me fokus kryesor lehtësimin e tregtisë:
(1) NCTS – Sistemi Tranztit të Kompjuterizuar (NCTS) për dërgimin e deklaratave në mënyrë elektronike.
(2) National Single Window – që synon reduktimin e kostove të biznesit në pikat doganore në një dritare të vetme.
(3) ITMS (Integrated Tariff Management System) –që mundëon përfitime për administratën doganore nga mundësitë e konektivitetit IT të ofruara nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e infrastrukturës dhe eleminimin e barrierave të tregtisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat