Përkeqësim i motit në bregdetin shqiptar, egërsohen Adriatiku dhe Joni

Shqipëria

Përkeqësim i motit në bregdetin shqiptar, egërsohen Adriatiku dhe Joni

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme Detare me seli në Durrës ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug në datën 4 deri më 5 nëntor  moti përgjatë të gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do të jetë i përkeqësuar.

Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me  lartësi dallge mbi 3 metra dhe në detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri në 4 metra.

”Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë.

Ato duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuar të motit’‘, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat