Marina Vlorë/ Porti i ri i jahteve, profesione të reja dhe punësim

Shqipëria

Marina Vlorë/ Porti i ri i jahteve, profesione të reja dhe punësim

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 08:58
Ilustrim

Marina Vlorë do të bëhet epiqendra e ekonomisë lokale që në ditët e saj të para. Si nevojë e qëndrueshme pritet të krijohen deri në 500 vende pune.

Specialistë të fushave të ndryshme dhe mjaft të rinj të talentuar do të gjejnë hapësirën e duhur për t’u bërë pjesë e projektit.

Gjithçka lidhet me lundrimin dhe ankorimin do të pasqyrohet në aktivitetin e përditshëm të portit të ri.

Anijet turistike të të gjitha madhësive do të gjejnë në Marinën e ardhshme çdo shërbim që do të donin nga një port ndërkombëtar, përgjatë 24 orëve.

Furnizim me karburant, energji elektrike dhe ujë, mjedise sportive, hapësira çlodhëse, të gjitha do të jenë aktive dhe do të kërkojnë burimet e nevojshme njerëzore për operim.

Ndërkohë vetë procesi i ngritjes së Marinës do të kërkojë kontributin e një numri të madh profesionistësh të profileve të ndryshme inxhinierike, mekanike, ndërtimi, elektrike dhe elektronike.

Më pas njësitë e shërbimit të Marinës Vlorë do të sigurojnë punësimin e mjaft njerëzve në sektorin e shërbimeve.  

Me ndërtimin e porit do të krijohen edhe hapësirat për krijimin e profesioneve të reja për shërbime dhe profesionistë që do t’i nevojiten Marinës në Vlorë.

Të interesuarit për këto mundësi, nga Vlora por dhe nga i gjithë vendi, do të kenë mundësi të barabarta punësimi. Pritet vetëm momenti i ngritjes së siparit të këtij investimi madhor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat