“Ka ardhur momenti që Basha të nxjerrë armët e tij”, analisti paralajmëron zhvillimet e reja dhe tregon ëndrrën politike të Ramës:

Shqipëria

“Ka ardhur momenti që Basha të nxjerrë armët e tij”, analisti paralajmëron zhvillimet e reja dhe tregon ëndrrën politike të Ramës:

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:09
Lulzim Basha

Për analistin Elvis Iljazaj, është momenti që Basha të nxjerrë armët e tij politike dhe t’i shpjegojë demokratëve projektin e tij për PD.

“ Ëndrra politike e Ramës është të zhvillojë një debat me Berishën, kjo do e mbajë gjatë në pushtet. Ndoshta Berisha e di këtë gjë. Mendoj se Berisha mund të fitojë shumicën e demokratëve, por jo të shqiptarëve, kjo do i shkonte për shtat Ramës.

Basha ka patur një heshtje, për të mos e çuar partinë në një përplasje politike. Ka qenë zgjidhje politike, jo strategji nga Basha për të mos e çuar partinë në përplasje. Ai është kryetar i PD nuk garon për postin e PD. Ai nuk është në garë, kur ndoshta vjen ky moment ai mund të zbresë në fushë. Deri tani dua të kujtoj se Basha sapo është zgjedhur dhe nuk garonte. Duke qenë se situata u përshkallëzua ndoshta ndryshon strategjia. Ne nuk jemi në demokraci popullore, ka disa parime e vlera.

Psh. objekti shpesh i shprehur nga Berisha ka qenë shkarkimi i Bashës. Ka një mënyrë për të shkarkuar organet përfaqësuese me mocion mosbesimi dhe këtë nocion, statuti i PD e ka. Objekti i kuvendit është shumë i rëndësishëm, ka dy filtra për mbledhjen e kuvendit: Firmat dhe objekti. Pjesa e madhe e heshtur e PD ende nuk ka folur dhe nuk është ndjerë. Kryetari aktual do ta bëjë të flasë. Strategjitë politike kanë një kontekst të caktuar, ka ardhur momenti që Basha të nxjerrë armët e tij politike dhe ti shpjegojë demokratëve projektin e tij për PD.” u shpreh Iljazaj në emisionin ‘Pikat mbi i’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat