Zbardhet vendimi / Meta liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë pranë OSBE-së

Shqipëria

Zbardhet vendimi / Meta liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë pranë OSBE-së

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:03
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

11 nëntor 2021

Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:

Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat