Balla viziton shkollën në Londër ku mësojnë gjuhën shqipe fëmijët shqiptarë

Shqipëria

Balla viziton shkollën në Londër ku mësojnë gjuhën shqipe fëmijët shqiptarë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka vizituar sot një shkollë në Londër ku mësohet gjuha shqipe.

Bëhet fjalë për një shkollë ku mësojnë fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi. 

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për shoqatën që mundëson këtë shkollë si dhe mësuesit e këtij institucioni. 

“Londër📍Në shkollën ku mësohet gjuha shqipe👐🏼🇦🇱 për fëmijët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Mirënjohje shoqatës “Ardhmëria” për këtë organizim perfekt, ku çdo të shtunë fëmijët marrin mësimin e gjuhës amë të prindërve dhe gjyshërve. Një falenderim të veçantë për mësueset, por edhe për Agjensinë Kombëtare të Diasporës, e cila ju vendos në dizpozicion librat falas për të gjitha klasat.”, shkruan Balla, ndërsa shoqërohet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat