Rama: Orikum-Palasë në 7 minuta, nisin punimet për tunelin e Llogarasë,

Shqipëria

Rama: Orikum-Palasë në 7 minuta, nisin punimet për tunelin e Llogarasë,

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:39
Edi Rama

Ka nisur puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Në një aktivitet qeveritar, kryeministri shqiptar Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukurës Belinda Balluku njoftuan për fillimin e ndërtimit të tunelit që parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën.

Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshëm të kohës, një rritje të konsiderueshme të sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër”, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se këto vepra infrastrukturore do të përkthehen në të ardhura pasi do të nxisë rritje e turizmit.

“Shumë më tepër për njerëzit që do të thotë jo vetëm paga më të larta, por shumë më tepër vende pune por të paguara më mirë”.

Tuneli do të jetë gjashtë kilometra i gjatë dhe do të ndërtohet nga konsorciumi turk.

“Sot kompania që do të ndërtojë mjafton të zbatojë projektin mjaft mirë të studiuar. Ne kemi kërkuar që kjo kontratë të përfundojë në 36 muaj po nga kompania turke u ofrua 33 muaj afat përfundimi”.

Kosto e tunelit do të jetë rreth 140 milionë euro dhe parashikohet edhe ndërtimi i dy urave lidhëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat