Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta biznesmeni Marsel Skëndo

Shqipëria

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta biznesmeni Marsel Skëndo

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:52
Marsel Skëndo

Është ndarë nga jeta, dje (14 nëntor) në moshën 72-vjeçare, biznesmeni Marsel Skëndo, pasi vuante  nga një sëmundje e rëndë.

Marsel Skëndo ka qenë  një nder biznesmenët e parë të Shqipërisë post-komuniste.

Marsel Skëndo, njihet si një ndër pionierët e kapitalizmit të ri shqiptar, duke hapur bizneset e para në Tiranën e post-komunizmit, fillimisht duke sjellë mallrat e para të huaja në tregun shqiptar e më pas duke krijuar një ndër kompanitë e para ajrore në vend, Ada Air.

Gjithashtu Skëndo ka kontribuuar edhe në ngritjen e medies elektronike në Shqipëri, pasi ka qenë një nga bashkëpronarët e parë të Televizionit Klan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat